Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, tani i takon Presidentes të caktojë datën e zgjedhjeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike u vërejt qartë se nuk ekziston shumicë parlamentare. Abdixhiku ka theksuar se, për shkak të kësaj situate, është përgjegjësi e Presidentes që të përcaktojë datën për zgjedhjet e reja. “Nuk folëm për […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike u vërejt qartë se nuk ekziston shumicë parlamentare.
Abdixhiku ka theksuar se, për shkak të kësaj situate, është përgjegjësi e Presidentes që të përcaktojë datën për zgjedhjet e reja.
“Nuk folëm për data, as për marrëveshje politike. Këtu ishim për t’i dhënë qëndrimet e partive dhe presidentja të vlerësojë a ka numra për një shumicë”, ka thënë Abdixhiku.















