Abdixhiku: Ofrova dorëheqjen, lideri duhet të marrë përgjegjësi

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë në studio televizive pas procesit të votëbesimit në parti, duke thënë se ofrimi i dorëheqjes ishte një akt përgjegjësie personale pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në Debat Plus, Abdixhiku, i cili më 31 janar i mbijetoi votëbesimit të kërkuar në Kuvendin e LDK-së, tha se vendimi për ta vënë mandatin në dispozicion të partisë ishte një detyrim moral dhe politik.

“Ishte përgjegjësi individuale. E shtruar para të vetmit vend, që unë besoj që duhet të japim përgjegjësi. Me gjithë respektin jo në studio televizive, jo në rrjete sociale. Por, në organet partiake të LDK-së. Lideri mund të bëjë shumë gjëra, por një gjë nuk i falet. Është që të mos marr përgjegjësi për rezultatin. Pavarësisht arsyetimeve unë mora përgjegjësinë, ofrova dorëheqjen time. Dhe mbi këtë bazë e nisa procesin e besimit ose jo të anëtarësisë së LDK-së ndaj meje”, ka thënë Abdixhiku.

Procesi i votëbesimit erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ku LDK-ja mori 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i dobët i partisë që nga paslufta.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika