Abdixhiku pas pezullimit të dialogut me SHBA: Koha të rikthejmë vendin në binarët e demokracisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Abdixhiku e ka cilësuar këtë si pikën më të ulët të marrëdhënieve me aleatin strategjik dhe theksoi se vendi po përballet me krizë politike dhe mungesë përgjegjësie nga drejtuesit aktualë. “Suspendimi i dialogut strategjik […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Abdixhiku e ka cilësuar këtë si pikën më të ulët të marrëdhënieve me aleatin strategjik dhe theksoi se vendi po përballet me krizë politike dhe mungesë përgjegjësie nga drejtuesit aktualë.
“Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran.















