Abdixhiku pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: Është nder i jashtëzakonshëm
Kryetari i rikonfirmuar nga Lidhja Demokratike Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas rizgjedhjes se tij në krye të kësaj partie i ka falënderuar anëtarësinë dhe delegatët e Kuvendit të LDK-së. Më tej ai rizgjedhjen në krye të LDK-së ka vlerësuar si një nder të jashtëzakonshëm. “Marrja e përgjegjësisë dy vite e gjysmë më parë ishte privelegji më […]
Kryetari i rikonfirmuar nga Lidhja Demokratike Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas rizgjedhjes se tij në krye të kësaj partie i ka falënderuar anëtarësinë dhe delegatët e Kuvendit të LDK-së.
Më tej ai rizgjedhjen në krye të LDK-së ka vlerësuar si një nder të jashtëzakonshëm.
“Marrja e përgjegjësisë dy vite e gjysmë më parë ishte privelegji më i madh jetësor. Konfirmimi i këtij besimi sot, nga të gjithë delegatët prezent, për katër vite të tjera, është nder i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij të gjithë anëtarët e LDK-së shkrihen në misionin e ringritjese se kësaj partie.
“Kemi kaluar momente të vështira, kemi kaluar momente të gëzimit, të rigjetjes së vetes e të fatit tonë të përbashkët politik, të ringritjes si mision tek i cili shkriheshim të gjithë. Çdo sfidë që kemi hasur ka qenë një dëshmi e qëndrueshmërisë sonë, çdo triumf një nderim i unitetit tonë”.
“Dhe në gjithë këtë rrugëtim, kam marrë më të mirën nga ju. Kam gjetur njerëzoren; kam gjetur idealin e domosdoshëm për të shtyrë vendin një hap tutje. Kam gjetur vet përkushtimin që bënte të mundur këtë ecje edhe kur dukej rëndë, edhe kur dukej e pamundur. Më keni qëndruar afër si një familje e vërtetë, më shumë se sa një familje politike. Asgjë mangut në këtë rrugëtim”, ka shkruar në Facebook ai.
Më tutje Abdixhiku është zotuar që do t’i shërbej LDK-së dhe të gjithë patrioteve të Republikës.
“Shpresoj të kem ushtruar para jush me po aq përulje e përkushtim, besimin që kjo shtëpi e demokracisë më ka vënë mbi supe dy vite më parë. Shpresoj të kem arritur të përmbushë pritjet e juaja; shpresoj, mbi të gjitha, të kem arritur të sillem si një rugovist i vërtetë”.
“Zotohem se për katër vitet ardhshme do të ju prijë me nder e dinjitet. Do t’i shërbejmë bashkërisht e pa kursim, Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtëpisë së rugovistëve, të djathtëve e patriotëve të Republikës”, ka përfunduar Abdixhiku duke thënë “le të ringritemi si një!”.















