Abdixhiku pas takimit me Kurtin: E njoftova për atë që ndodhi dje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur shkurtimisht pas takimit me kryeministrin në detyrë njëherësh kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Abdixhiku tha se takimi ishte një njoftim i rregullt pas zhvillimeve të fundit në të dyja partitë.

“Atë që ka ndodhur dje e njoftova zotin Kurti, dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e tij dhe grupin parlamentar”, tha Abdixhiku.

I pyetur se cili do të jetë hapi i radhës, ai tha se për këtë duhet të pyeten ata që, sipas tij, e kanë vendosur vendin në një fazë të paqartë.

“Tani duhet t’i pyesni ata që e kanë vendosur ta dërgojnë vendin në një fazë të paqartë”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se do të përpiqen të zhvillojnë takime, por theksoi se gjendja numerike në Kuvend mbetet ajo që është.

Sa i përket Aleancës, Abdixhiku tha se çështja nuk është personale për të dhe se është përpjekur të gjendet një zgjidhje.

“Çfarë të bëjmë me Aleancën? Kjo nuk është punë për mua. Jam përpjekur të bëj një zgjidhje, por përderisa distancohen dhe nuk marrin pjesë në zgjidhje, atëherë vetvetiu po shkaktojnë zgjedhje të parakohshme. Kështu nuk bëhet zgjidhja”, deklaroi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika