Abdixhiku për identifikimin e viktimave në Zubin Potok: Një hap drejt zbardhjes së krimeve të luftës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre shqiptarëve të rrëmbyer dhe zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Bëhet fjalë për Idriz Rrecajn, Adem Beqirin dhe Salih Mëziun, anëtarë të Grupit të Intelektualëve Shqiptarë, të cilët, sipas LDK-së, ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999 nga forcat serbe në Zubin-Potok.

Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre, duke thënë se identifikimi i tyre përbën një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Ky është një lajm i dhimbshëm për familjet e tyre, por edhe një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, ata u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm nga forcat serbe, ndërsa për 27 vjet, familjet e tyre pritën të dinin të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në deklaratën e LDK-së të publikuar në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika