Abdixhiku për kidnapimin e tre policëve: Kërkojmë përgjegjësi politike nga Kurti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia, ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga kryeministri Albin Kurti. Ndërsa, për lirimin e tre policëve Abdixhiku ka deklaruar se bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të vendit, duke thënë se lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

Ai ka theksuar se “të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. E sipas tij, ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë”.

Ndërsa, për lirimin e tyre, Abdixhiku ka deklaruar se bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë.

“Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri Albin Kurti dhe vartësi i tij.

“Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shtuar ai.

Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika