Abdixhiku për muajin e Ramazanit: Ky muaj është moment reflektimi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rast të fillimit të muajit të Ramazanit. Përmes një njoftimi, Abdixhiku është shprehur se dita e nesërme shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, aq dhe sfidues fizikisht. Kështu sipas tij, ky muaj paraqet paqe e dashuri, ku […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rast të fillimit të muajit të Ramazanit.
Përmes një njoftimi, Abdixhiku është shprehur se dita e nesërme shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, aq dhe sfidues fizikisht.
Kështu sipas tij, ky muaj paraqet paqe e dashuri, ku dhe ka uruar që këto vlera të forcohen sa më shumë në vendin tonë.
“Prandaj më lejoni që në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’iu uroj fillimin e këtij muaji të sakrificës, shpresës e solidaritetit me të tjerët.”
“Ju dëshiroj agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja,” përfundoi ai.















