Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga tubimi i sotëm elektoral në komunën e Istogut.

Abdixhiku, krahas fotografive nga tubimi, e ka konsideruar atë si kryengritje e djathtë, njofton Dukagjini.

Në pamje shihet një numër i madh i mbështetësve të LDK-së.