Abdixhiku për vendimin e MINT-it: Fjala e lirë do të triumfojë, ftoj organet e drejtësisë të mbrojnë vet demokracinë

Ndaj vendimit të MINT-it për mediumin Klan Kosova ka reaguar dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar si sulm të një “pushteti autoritar” ndaj fjalës së lirë dhe se sipas tij “është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë”

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ndaj vendimit të MINT-it për mediumin Klan Kosova ka reaguar dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e ka cilësuar si sulm të një “pushteti autoritar” ndaj fjalës së lirë dhe se sipas tij “është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë”.

“Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë. Fjala e lirë do të triumfojë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda dhe se “do ta kapërcejë dhe këtë”.

Abdixhiku ka ftuar organet e drejtësisë, gjykatat e Republikës, të mbrojnë vet demokracinë.

“Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm”, ka shtuar ai.

Për këtë ka reaguar dhe zëdhësja e kësaj partie, Sibel Halimi.

“Vendi ynë është duke ecur mbrapa, këtë nuk duhet lejuar. Gjendja e krijuar nuk ka të bëjë më me beteja politike, por me mbrojtjen e vlerave më fundamentale të demokracisë, si liria, mendimi dhe shprehja e lirë”, ka shkruar Halimi.

Sipas saj, në këtë rast reagimi mbarëshoqëror është domosdoshmëri emergjente.

“Heqja e frikës se kundërshtimi i VV tkurrë elektoratin: Rruga pa Albin Kurtin duhet të mbushet me udhëtarë të zëshëm që nuk e duan poshtërimin e Kosovës nga injoranca e Qeverisë së VV-së dhe veprimet e saj populliste, autoritariste dhe kundërligjore”, ka shkruar tutje Halimi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika