Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër mënyrën e veprimit të VV-së që, sipas tij, mashtrojnë dhe ofendojnë, duke vepruar në arbitraritet të plotë.

Ai ka theksuar se refuzimi i kësaj qasje politike, është një interes kombëtar dhe se LDK është konsistente në qëndrimin e saj.

“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë! Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin! Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka potencuar se LDK nuk do të dorëzohet para kësaj politike dhe se mbështetësit e saj sot të jenë krenarë për qëndrimin e fortë të partisë.

 “LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve. Votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!” ka përfunduar Abdixhiku.