Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim: Do t’i përgjigjem pozitivisht

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për një takim.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë ditës ka pranuar një letër zyrtare nga Kurti, me ftesë për një takim në formatin “1+1”.

“Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë herë do të takohemi 2 me 2 dhe do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai theksoi se kjo është hera e parë që ka pasur komunikim zyrtar me Kurtin që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare.

Abdixhiku njoftoi gjithashtu se LDK-ja do të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë çështje pas mbledhjes së organeve të partisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika