Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën: Do ta zhbllokojmë unazën dhe do të sjellim mësimin tërë ditor

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën, duke thënë se kryeqyteti ka qenë i lënë anash dhe i pambështetur nga qeverisja qendrore gjatë viteve të fundit.

Në tubimin zgjedhor në Prishtinë, Abdixhiku tha se LDK-ja ka një program konkret për zhvillimin e kryeqytetit dhe realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

“Për pesë vitet e shkuara, sidomos Prishtina, sidomos kryeqyteti, ka qenë i lënë anash, ka qenë i penguar, ka qenë i sabotuar, e mbi të gjitha, i pambështetur nga një qeverisje qendrore. Ne kemi program, kemi mbështetje politike për Prishtinën – plot 1.5 miliardë euro investime për kryeqytetin, që janë projekte madhore për njerëzit tanë, në vendin më të mirë, në qytetin më të bukur në botë”, tha Abdixhiku.

Ai u shpreh se ka ardhur koha që qeverisja qendrore dhe ajo lokale të udhëhiqen nga LDK-ja, në mënyrë që, sipas tij, të realizohen projektet që i nevojiten Prishtinës dhe Kosovës.

“Besoj që është koha, pas shumë vitesh, që përfundimisht qeverisja qendrore dhe qeverisja lokale të jenë të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të tregojmë edhe një herë mbarë e mirë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë për Prishtinën tonë, për Kosovën tonë”, deklaroi ai.

Abdixhiku tha se programi i LDK-së përmban 113 pika dhe mbështetet nga një ekip prej 110 kandidatësh për deputetë.

“Çfarë jemi në gjendje të bëjmë për Prishtinën tonë e Kosovën tonë, e keni në programin prej 113 pikash dhe me ekipin prej 110 kandidatëve më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë”, u shpreh ai.

Duke folur për projektet konkrete, Abdixhiku premtoi se në javën e parë të qeverisjes do të zhbllokohet projekti i unazës së kryeqytetit.

“Po përparojmë unazën e ardhshme, unazën e kryeqytetit, që në javën e parë do ta zhbllokojmë e do ta nënshkruajmë mbështetjen financiare për kryeqytet. Prishtinës do t’i vijë unaza e jashtme e kryeqytetit”, tha ai.

Po ashtu, ai premtoi investime në arsim, duke theksuar se Prishtina do të jetë qyteti i parë në Kosovë me mësim tërëditor në të gjitha shkollat.

“Prishtinës do t’i vijë edhe mbështetja financiare për mësimin tërëditor në secilën shkollë të Prishtinës. Fëmijët e Prishtinës do të jenë fëmijët e parë që do të kenë mësim tërëditor në të gjithë territorin e Prishtinës. Pra, 250 milionë euro vetëm për mësimin tërëditor në kryeqytet”, deklaroi Abdixhiku.

Ai përmendi edhe investimet në sport, duke premtuar ndërtimin e një qendre të madhe sportive në Bërnicë dhe rikthimin e stadiumit për Prishtinën.

“Le ta bëjmë qendrën e madhe sportive në Bërnicë – stadiumi i kthehet Prishtinës me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku./EO

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika