Abdixhiku prezanton 38 kandidatet për deputete: Gratë, shtyllë e shoqërisë dhe e LDK-së

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar 38 kandidate gra për Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si profesioniste, aktiviste, nëna, vajza dhe figura të forta që, sipas tij, i japin partisë “energji, përkushtim dhe dinjitet”.

Abdixhiku ka folur edhe për rolin e grave në shoqëri dhe në jetën e tij personale, duke theksuar se shumë nga vlerat e tij themelore i ka mësuar nga gratë në familje.

“Sonte dua t’ju flas si bashkëshort. Dua t’ju flas si baba. Dua t’ju flas si një burrë që shumë prej gjërave më të rëndësishme për jetën, forcën dhe qëndrueshmërinë, i ka mësuar pikërisht nga gratë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku, mes tjerash, ka ngritur shqetësime edhe për pozitën e grave në shoqërinë kosovare, duke përmendur nivelin e lartë të joaktivitetit të grave në tregun e punës dhe rastet e diskriminimit në punësim.

Ai ka kritikuar gjithashtu dhunën në familje dhe, sipas tij, trajtimin e pamjaftueshëm institucional ndaj këtij fenomeni, duke kërkuar më shumë mbrojtje dhe masa shtetërore.

“Nuk mund të pranojmë idenë se kemi një sistem të tërë që gruaja pas punës duhet sërish të punojë! Sepse, sërish, familja është punë përtej punës! Nuk mund ta pranojmë idenë e vajzave të reja, që diskriminohen në punësim varësisht nga planifikimi martesor i tyre. I martesës, i lindjeve, e çka jo tjetër. Pabarazia e tillë është mbytëse e ëndrrave të tyre! Pabarazia e tillë, është shtytje për joaktivitet kaq të lartë që kemi tash e sa dekada! Nuk mund ta pranojmë idenë e dhunës në familje, që në mënyrë sistematike, ushtrohet ndaj gruas dhe nuk merr mbrojtje shtetërore, nga dhuna deri në vrasje; vazhdojmë më dënime shprehimore, vazhdojmë me kthim në sjellje krejt të zakonshme!”, ka shkruar Abdixhiku.

Mes tjerash, Abdixhiku theksoi se si prind i dy vajzave, bashkëshort dhe bir i një nëne, e konsideron këtë çështje si përgjegjësi personale dhe politike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika