Abdixhiku: Punën e të ardhmen e bartim ne, ankesat e frustrimin ua lëmë të frustruarve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit me një tubim madhështor në Kryeqytet.

Në prani të mijëra simpatizantëve dhe mbështetësve, kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thirri për “ngritje të shpresës.”

“Fitorja e madhe tashmë ka nisur! Prandaj, ju them të bëheni gati! Ngriteni zërin, të përvilni mangët, ngrini shpresën për të nesërmen dhe rrugën plot dritë përpara! Ju erdhët. Ju dëgjuat. Shpërndajeni tani këtë lajm në çdo anë të Kosovës. Në çdo rrugë e rrugicë, në çdo lagje në çdo shtëpi, në çdo anë të Republikës.” – tha kreu i LDK-së.

Ai bëri thirrje për unitet dhe përkushtim ndaj së ardhmes, duke theksuar se LDK-ja është gati të marrë përgjegjësitë e qeverisjes dhe t’i prijë vendit drejt zhvillimit.

“Aty ku gjeni sharje, urrejtje e ankim për të shkuarën, jepni vullnet, shpresë e vizion për të ardhmen. Ankesat e frustrimin ua lëmë të frustruarve, punën e të ardhmen e bartim ne. Aty ku gjeni ndarje, urrejtje e përçarje, jepuni dorën e zgjatur për përbashkim! Jepuni dy gishta të ngritur lart me plot krenari!” – deklaroi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika