Abdixhiku: Punëtorët i harroi shteti, me ne në qeveri shteti kthehet te ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore ka thënë para mijëra të tubuarve dhe simpatizantëve të kësaj partie se shteti ka harruar punëtorët – dhe që, me LDK-në në qeverisje “shteti kthehet te ta”.

“Kam parë dhe betejën e ndërmarrësve e inovatorëve që nuk kanë projekte zhvillimore në shtetin që i konsideron si shkatërrimtarë të vetmit që krijojnë! Në shtet, shtetin e tyre, në qeveri, në qeverinë e tyre, të njëjtit duhet të gjejnë partner, mbështetës e mbrojtës – sikurse secili ndërmarrës tjetër kudo nëpër botë!”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje kandidati i LDK-së për kryeministër u shpreh se ”Kam parë përpjekjen e mësuesve, mjekëve, zjarrfikësve, shërbyesve publik, kam parë përpjekjen e policëve, ushtarëve, përpjekjen e sportistëve e artistëve e secilit tjetër në këtë shoqëri, që e bën atë çfarë ne quajmë sot Kosovë. Kam parë, mbi të gjitha, betejën e atyre të lënë në harresë e nevojë! Të gjithë këta, shtetin e kanë, por shteti nuk është për ta. Më 9 shkurt, shteti kthehet te ta”, tha Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika