Abdixhiku: Qeveria po luan spektatorin karshi krizave me të cilat po përballet vendi

Gjersa kriza po e zëvendëson krizën, Qeveria vazhdon të luajë spektatorin, duke i thelluar edhe më tej krizat e importuara nga jashtë e duke i krijuar të rejat nga brenda, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku





Dega e Lidhjes Demnokratike të Kosovës në Shtime, ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku me shumicë të votave delegatët kanë zgjedhur për kryetar të degës Jetulla Rexhajn.

I pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij, Abixhiku ka theksuar se LDK është themeluese e demokracisë dhe e shtetit, dhe natyrshëm është edhe kujdestare e të dyjave.

“Shpresa e qytetarëve ndaj LDK-së po shtohet për çdo ditë, ndaj dhe misioni ynë për rikthimin e madh të LDK-së është i bazuar në angazhim të përditshëm. Këtë shpresë dhe besim të qytetarëve na duhet ta rrisim sot, që nesër ta justifikojmë me qeverisjen më të mirë që ka pasur ndonjëherë vendi ynë”, ka thënë Abdixhiku.

I shprehur i bindur se të bashkuar e të përkushtuar, Abdixhiku ka thënë se suksesi i qeverisjes së tyre të ardhshme “do të jetë suksesi i vetë Republikës në të gjitha fushat”.

“Dua të potencoj faktin se sfidat me të cilat po përballen qytetarët janë të shumta. Gjersa kriza po e zëvendëson krizën, Qeveria vazhdon të luajë spektatorin, duke i thelluar edhe më tej krizat e importuara nga jashtë e duke i krijuar të rejat nga brenda”, shtoi ai.

Për Abdixhikun, kriza në vend nuk e ka kapluar vetëm sektorin e arsimit.

“Sistemi arsimor është jashtë funksionit si pasojë e papërgjegjësisë së kësaj Qeverie, shkollat nuk punojnë, greva e mësimdhënësve vazhdon e nxënësit janë jashtë bankave të tyre shkollore. Për pasojë edhe prindërit po goditen nga çorganizimi familjar, duke humbur punën për të qëndruar me fëmijët në shtëpi”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka potencuar se Kosova po përjeton një ndër vitet më të vështira ekonomike të dekadës së fundit.

“Gjersa inflacioni ka arritur shifra rekord deri në 20%, çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, e qytetarët janë varfëruar për një të pestën e pasurisë së tyre. Dhe në këtë krizë, mbi 100 mijë punëtorë tashmë kanë ikur nga vendi”, shtoi ai.

Edhe shëndetësia, siç thotë Abdixhiku, është në gjendje tepër të rëndë.

“Mjekë, infermierë e specializantë po ikin nga vendi. Lista e barnave esenciale është me mungesa, ndërsa për të marrë disa nga shërbimet shëndetësore lista e pritjes ka arritur deri në mesin e vitit 2023”.

“Për të mos u mjaftuar me dështime të panumërta, kriza thellohet kur në pikë të verës nuk ka energji elektrike si rezultat i paaftësisë qeverisëse, pasojat e secilës do t’i ndiejmë gjatë dimrit të vështirë”.

I pari i LDK-së ka thënë se faktet janë të shumta që prezenca e LDK-së është faktor determinues për ta kthyer vendin në normalitet e për ta zhvilluar më tej.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika