Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari është vetë liria
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nga aty, kreu i LDK-së ka theksuar se sakrifica e familjes Jashari është vetë liria. “Sot bëjmë nderime në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke nderuar […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Nga aty, kreu i LDK-së ka theksuar se sakrifica e familjes Jashari është vetë liria.
“Sot bëjmë nderime në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, duke nderuar sakrificën e madhe sublime të familjes Jashari, të komandantit legjendar, Adem Jashari si një sakrificë përkujtimore të vet lirisë, shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.
Po ashtu, pas homazheve në Prekaz, ai ka vizituar edhe Kullën e Jasharajve, ku është pritur nga baca Rifat.
















