Abdixhiku: Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë.

Abdixhiku, mes tjerash, theksoi që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën, njofton Klankosova.tv.

“Të dashur besimtarë, me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!”, shkroi Abdixhiku.

“Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”.

“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme. Gëzuar!”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika