Abdixhiku shpall fitoren: Përparim Rama do ta udhëheqë Prishtinën edhe katër vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpallur fitoren e Përparim Ramës në kryeqytet, duke thënë se ai do të vazhdojë të udhëheqë Prishtinën edhe për katër vitet e ardhshme.

“LDK e shpall fitoren në kryeqytet. Përparim Rama është kryetar i Prishtinës edhe për katër vitet e ardhshme. Ai ka marrë 51.5 për qind të votave, me gjithsej 47 mijë qytetarë që i kanë dhënë mbështetje kandidatit tonë dhe LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK sot ka fituar në pesë komuna.

Abdixhiku ka thënë se sipas rezultateve të numërimit të votave, kandidatët e LDK-së kanë fituar në Prishtinë me 51.5%, në Pejë me 61%, në Viti me 52%, në Dragash me 60% dhe në Junik me 60% të votave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika