Abdixhiku: Shtëpia nuk mbahet pa miq, në këtë ditë ua shtrijmë dorën e miqësisë aleatëve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se kjo datë duhet të shërbejë për secilin që të punojë më shumë për vlerat të cilat brezat e mëparshëm janë angazhuar me dekada. Në seancën solemne, kreu i LDK-së ka thënë se në këtë datë […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se kjo datë duhet të shërbejë për secilin që të punojë më shumë për vlerat të cilat brezat e mëparshëm janë angazhuar me dekada.
Në seancën solemne, kreu i LDK-së ka thënë se në këtë datë historike kujtohet kontributi i gjithë atyre që sakrifikuan e ëndrrën shekullore për liri e pavarësi e bënë realitet.
“Është detyrë e jona që këto vlera t’i ruajmë dhe ‘tua përcjellim brezave që vijnë. Në këtë ditë e datë historike kujtojmë kontributin e brezave kombëtarë, mbajtën gjithë ëndrrën tonë shekullore për liri, pavarësi. Ne me mburrje nderojmë sakrificat e bëra, prandaj sot në këtë ditë madhështore kujtojmë e falënderojumë aktivistët e vullnetarët që mirëmbajtën jetën tonë”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe ka kujtuar me mirënjohje sakrificën e familjes Jashari.
“E nderojmë prijësin e rrugës tonë, presidentin historik, Ibrahim Rugova, në këtë ditë kujtojmë me mirënjojke sakrificën e Jasharëve, ata që u flijuan në altarin e lirisë së Pavarësisë së Kosovës”, ka vijuar Abidxhiku.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe për aleatët, duke thënë se shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, nuk mbahet sot e as nuk do të mbahet nesër.
“Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, u bë falë mbështetjes ushtarake e diplomatike nga jashtë, prandaj dhe kapërcyem sfida të pakëpërcyeshme. Mirënjohje për aleatët, shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, nuk mbahet sot, nuk do të mbahet as nesër. Aleatëve tanë që edhe sot na qëndrojnë në këtë shtëpi të demokracisë, u shtrijmë dorën e miqësisë, sot në ditëlindjen e 16-të Kosova është e bekuar”.
Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.















