Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si tri parti opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas lëshimit të seancës në hollin e kuvendit ka thënë se sjellja e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, karshi situatës në KEK, është sjellje bandideske.

“Kjo sjellja e qeverisë dhe kryeministrit karshi situatës në KEK është sjellje bandideske. LDK tashmë e ka treguar me kohë se çfarë po ndodh aty”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Nagip Krasniqi në komisionin hetimor ka treguar hapur se ka fuqinë dhe besimin nga kryeministri që të bëjë kontrata njëburimore.

“Nagip Krasniqi në komisionin hetimor ka treguar hapur se ka fuqinë dhe besimin nga kryeministri që të bëjë kontrata njëburimore. Ne si PDK, në bazë të raportit të komisionit po përgatisim një kallëzim penal që ta dërgojmë në Prokurori”, shtoi ai.