Abdixhiku sot prezanton agjendën 15-pikëshe të “Qeverisë së Unitetit”
Sot, e enjte, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku kryetari Lumir Abdixhiku do të prezantojë agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar. Konferenca pritet të nisë nga ora 11:00, në Selinë Qendrore të LDK-së, në sallën e konferencave. Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e Kuvendit të […]
Sot, e enjte, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku kryetari Lumir Abdixhiku do të prezantojë agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.
Konferenca pritet të nisë nga ora 11:00, në Selinë Qendrore të LDK-së, në sallën e konferencave.
Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të dështojnë në konstituimin e përbërjes së re, duke e lënë vendin pa institucione të reja.
Pas 30 përpjekjesh të pasuksesshme, çështja kryesore mbetet emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Abdixhiku, ka bërë thirrje vazhdimisht për themelimin e një qeverie të unitetit kombëtar.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk pranon formimin e një qeverie tranzitore.















