Abdixhiku: Sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, sulmuesit të vihen para drejtësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, duke thënë se ky është sulm ndaj vetë fjalës së lirë dhe mendimit të lirë - shtylla thelbësore të vetë demokracisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Sipas kreut të LDK-së, ky është sulm ndaj vetë fjalës së lirë dhe mendimit të lirë –  shtylla thelbësore të vetë demokracisë.

Ai ka kërkuar angazhimin e institucioneve të rendit për vënien para drejtësisë të sulmuesve.

“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë –  shtylla thelbësore të vet demokracisë. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”.

Sipas një komunikate për media nga LDK-ja, Abdixhiku ka thënë se angazhimi për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit.

“Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi”, shtoi ai.

Organet e drejtësisë e forcat e rendit në raportimet e ditës së sotme njoftuan se ende nuk ka ndonjë të arrestuar për sulmin e ndodhur të martën mbrëma ndaj gazetarit Valon Syla.

Në anën tjetër, Syla në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se personat që e sulmuan atë janë “islamikë fanatikë”.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmu, shpejt e shpejt ka ndodhë edhe kanë ikë” – ka thënë ai për RTV Dukagjin.

Syla është pyetur nga gazetari Bekim Ibishi se pse mendon se ka ndodhur ky sulm, mirëpo kësaj pyetjeje nuk i është dhënë përgjigje.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika