Abdixhiku takohet me Sarrazin: Serbia të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin dhe strehimin e terroristëve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të hënë është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili shoqërohej nga ambasadori Rohde dhe zëvendësambasadori gjerman Conrad. Abdixhiku e ka falënderuar Sarrazinin për mbështetjen që Gjermania ia ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës, sidomos, për ditën e djeshme në përballjen […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të hënë është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili shoqërohej nga ambasadori Rohde dhe zëvendësambasadori gjerman Conrad.
Abdixhiku e ka falënderuar Sarrazinin për mbështetjen që Gjermania ia ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës, sidomos, për ditën e djeshme në përballjen e Policisë së Kosovës me terroristët në veri.
Abdixhiku tha se Serbia duhet të japë përgjegjësi për sponsorizimin dhe strehimin e terroristëve.
“Shpreha qëndrimin mbështetës të LDK-së ndaj institucioneve të vendit, të sigurisë, rendit e ligjit, në veçanti ndaj djemve e vajzave të Policisë së Kosovës, të cilët me plot guxim e profesionalizëm përballën sulmin e djeshëm terrorist”, tha ai.
“Shpreha po ashtu, domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar ndaj gjuhës urrejtëse e luftënxitëse të Vuçiq kundrejt institucioneve dhe popullit të Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponzorizimin dhe strehimin e terroristëve”, vijoi Abdixhiku.
“Në këto momente, maturia politike e Kosovës, vendosmëria në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe bashkërendimi me miq e aleatë janë kruciale në përballjen e çfarëdo provokimi. Kosovës i duhet mençuri dhe vendosmëri në kapërcimin e gjendjes së tanishme. Mbi të gjitha, Kosovës i duhet vizion e unitet për rrugën përpara”, ka vijuar ai.
Tutje, Abdixhiku tha se në këto momente Kosovës i duhet maturi politike dhe bashkërendim me miqtë e aleatët ndërkombëtarë.
“Në këto momente, maturia politike e Kosovës, vendosmëria në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe bashkërendimi me miq e aleatë janë kruciale në përballjen e çfarëdo provokimi. Kosovës i duhet mençuri dhe vendosmëri në kapërcimin e gjendjes së tanishme. Mbi të gjitha, Kosovës i duhet vizion e unitet për rrugën përpara”, tha ai.















