Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim në Selinë Qendrore, ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku është shprehur falënderues për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve e dekadave.

“Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar  – në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara,” shkruan Abdixhiku.

“Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë. Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik,” përfundoi Abdixhiku.