Abdixhiku takon dy deputetë të Bundestagut gjerman
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në një takim deputetët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz. Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, qëndrimin e LDK-së në raport me këto zhvillime, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy vendeve. […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në një takim deputetët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz.
Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, qëndrimin e LDK-së në raport me këto zhvillime, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy vendeve.
Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke e cilësuar raportin me këtë shtet si një partneritet të qëndrueshëm dhe të shkëlqyer.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane”, thuhet në njoftim.
Në takim u fol edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.















