Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të enjten, ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet aktuale në vend, situatën e krijuar në veri si dhe për procesin e dialogut.

I pari i LDK-së ka falënderuar shefin e misionit të OSBE-së, Davenport, për mbështetjen e vazhueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës në proceset zhvillimore e demokratizuese.