Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit me Greqinë, interes reciprok

I pari i LDK-së, Abdixhiku ka pritur në takim diplomaten greke, Vakali të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,(LDK), Lumir Abdixhiku, të mërkurën e 29 qershorit, ka pritur në takim njoftues, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas njoftimit nga LDK, Abdixhiku me ambasadoren Vakali, diskutoi për situatën aktuale politike, si dhe për proceset integruese të Kosovës dhe rajonit, me ç’rast theksoi se roli mbështetës i Greqisë është tepër i rëndësishëm.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen ndaj shtetit grek për përkrahjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku, përveçse vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë në fushën politike dhe ekonomike dhe fusha të tjera është me interes reciprok.

Ndryshe, Heleni Vakali gjatë muajit maj ka qenë në Kosovë, ku ka pasur takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Nga diplomatja greke, krerët e Kosovës kishin kërkuar formalizim të njohjes nga Greqia për shtetin e Kosovës.

May be an image of 3 people, people standing and suit

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika