Abdixhiku thërret seancë të jashtëzakonshme, fton deputetët të diskutojnë për dialogun
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka bërë thirrje deputetëve që të nënshkruajnë për një seancë të jashtëzakonshme që të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe për planin evropian që sipas tij kryeministri Kurti e ka pranuar pa negociuar me opozitën. “Ju ftoj të gjithë liderëve politikë të japin 40 nënshkrime dhe […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka bërë thirrje deputetëve që të nënshkruajnë për një seancë të jashtëzakonshme që të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe për planin evropian që sipas tij kryeministri Kurti e ka pranuar pa negociuar me opozitën.
“Ju ftoj të gjithë liderëve politikë të japin 40 nënshkrime dhe të thërrasin seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka pranuar të kalojë nga një marrëveshje finale në një marrëveshje bazë që s’e ka njohjen reciproke.
“Të flasim për devijim substancial të dialogut, ka devijuar nga një proces drejt marrëveshjes finale në marrëveshje bazë pa njohje në të”, ka vijuar ai.















