Abdixhiku thotë se do të punojë për afrimin e Osmanit me LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pyetur nga mediat për mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK, dhe ka thënë se do të angazhohet për këtë çështje.

Ai ka theksuar se përafrimi me Osmanin është i lajm i mirë për vendin dhe se do të punojë në këtë drejtim deri në fund të procesit.

“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën e për LDK, dhe është qëllimi im. Dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK nuk ka kërkuar asnjë pozicion për vete në bisedimet me kryeministrin Albin Kurti dhe se partia mbetet e hapur për diskutime me subjektet e tjera politike.

“Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në apo për mua. LDK-ja e lë të hapur diskutimin me partitë tjera”, ka theksuar ai.

Megjithatë, Abdixhiku ka deklaruar se deri tani nuk është paraqitur asnjë propozim tjetër përveç idesë që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se LDK e konsideron këtë çështje të mbyllur në rrethanat aktuale.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika