Abdixhiku uron Amerikën: Për Kosovën, SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbesin aleatë të përhershëm strategjikë

Abdixhiku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se për Kosovën SHBA-të kanë qenë, janë dhe do mbesin aleat i përhershëm strategjik

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Abidxhiku ka thënë se 4 korriku i vitit 1776, shpallja e pavarësisë së ShBA-ve padyshim shënon datën e lindjes së një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë.

“Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtarë i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.”

Duke shtuar se SHBA janë sinonim i kombit të madh që gjithmonë janë në detyrë për një botë paqësore.

“Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i kombit të madh, që angazhohet përherë për një botë më paqësore dhe më të sigurt. Ato janë motiv dhe model i shumë popujve anekënd globit për liri, paqe e demokraci.”

Po ashtu, shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të jenë gjithmonë aleat të përhershëm.

“Edhe për Kosovën, SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbesin aleatë të përhershëm strategjikë, pa mbështetjen e të cilëve vendi ynë do ta kishte të pamundur lirinë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit. Aleanca me ShBA-të është e përmbledhur qartë në postulatin e atit themeltar të Republikës, Presidentit Historik Rugova: ‘Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Vizioni politik i yni është i qartë; duhet ta ndjekim orientimin natyral politik drejt vlerave perëndimore e integrimin në strukturat euro-atlantike.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika