Abdixhiku uron Pavarësinë e Kosovës: Republika është e pavdekshme

"Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme", kështu ka uruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku përmes një videoje ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar se 17 shkurti është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci.

“Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë”, ka thënë Abdixhiku.

Kjo ditë, sipas Abdixhikut, është arritja më e madhe e Kosovës pas një rrugëtimi sa krenar aq edhe të dhimbshëm.

“Në këtë ditë kujtojmë aktin themeltar të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, sakrificën e Jasharve, sakrificën kolektive”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, ka thënë se kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim.
“Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e Pavarësisë Kosovë. Të paqim përgjithmonë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika