Abdixhiku viziton një familje mjekësh: Pagat e tyre vlejnë 50% më pak, sesa para dy vjetësh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 125 euro dhe jo 105 sa e ka vendosur Qeveria e Kosovës

Lumir Abdixhiku në një vizitë te një familje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë të premte e ka vizituar një familje e cila është e punësuar në sektorin e shëndetësisë.

Abdixhiku është informuar se familja e Lulzim e Nesibe Thaqit, janë duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha ekonomike si pasojë e inflacionit në vendin tonë.

“Kafen e mëngjesit këtë të premte e piva me familjen e mrekullueshme të Lulzim e Nesibe Thaqi. Si prindër të tre fëmijëve e në pritje të të katërtit, burim të vetëm të të hyrave kanë pagat që marrin nga sektori publik. Si punonjës shëndetësorë, punë të vetme kanë kujdesin për tjetrin. Janë adresa e parë e secilit me hall. Shteti, ndërsa, punë të vetme duhej ta kishte kujdesin për ta”, ka thënë ai.

Sipas tij, pagat e tyre vlejnë 50 për qind më pak sesa para dy vjetësh dhe se koeficienti i pagave i vendosur nga Qeveria e Kosovës nuk e ka përmirësuar fare gjendjen e tyre.

“Pagat e tyre sot vlejnë 50% më pak, se sa para dy viteve; derisa koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo. Realiteti i hidhur është se, historia e tyre nuk është e vetme. Kjo histori përballjeje ndahet nga familje të panumërta anembanë Kosovës”, ka thënë ai.

Abdixhiku e ka ripërsëritur kërkesën e tij që vlera e koeficientit të pagave të jetë 125 euro dhe jo 105 sa është caktuar nga Qeveria.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të hiqet TVSh-ja për produktet bazë siç janë buka, mielli, vaji, sheqeri, qumështi dhe vezët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika