Abdixhiku: Zgjedhjet janë festë e demokracisë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor në vend.

Pas votimit, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Zgjedhjet janë festë e demokracisë, vullnetit të lirë të popullit të Kosovës. Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike. Sot vendoset fati i Republikës për katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai theksoi se pret pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në procesin zgjedhor, duke e konsideruar votën si vendimtare për të ardhmen e vendit.