Abdixhiku zyrtarizon kandidatët e LDK-së për zgjedhjet lokale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Në një deklaratë të publikuar në Facebook pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Abdixhiku njoftoi se kandidaturat janë aprovuar me unanimitet të plotë, pas një procesi të brendshëm konsultativ, të bazuar në unitet […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kandidatët e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Në një deklaratë të publikuar në Facebook pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Abdixhiku njoftoi se kandidaturat janë aprovuar me unanimitet të plotë, pas një procesi të brendshëm konsultativ, të bazuar në unitet dhe përkushtim.
“Pas një procesi të brendshëm konsultativ, të ndërtuar mbi besim, unitet të plotë si rrallëherë më parë; dhe përkushtim të sinqertë, LDK sjell para qytetarëve më të mirët që ka – një ekip përfaqësuesish të jashtëzakonshëm, me dije dhe me vizion të qartë për zhvillimin e qyteteve tona.
Disa prej tyre janë udhëheqës të dëshmuar – figura që kanë rikthyer besimin në qeverisje, që kanë mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe kanë sjellë projekte e zhvillim konkret në komunat e tyre. Të tjerët janë energjia e re që vjen me pasionin e ndryshimit – njerëz që janë gati të marrin përgjegjësi atje ku sot mungon dija dhe drejtimi”, ka shkruar Abdixhiku.
Lista e publikuar përfshin emra si Përparim Rama për Prishtinën, Imri Ahmeti për Lipjanin, Xhafer Gashi për Obiliqin, Ekrem Hyseni për Podujevën, Ilir Ferati për Istogun, Gazmend Muhaxheri për Pejën, dhe shumë të tjerë në komuna të ndryshme.
Në total, janë prezantuar kandidatë për 23 komuna, ndërsa në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe kandidatët për Malishevë, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.
“Përparim Rama – PRISHTINË
Imri Ahmeti – LIPJAN
Xhafer Gashi – OBILIQ
Besnik Osmani – FUSHË KOSOVË
Ekrem Hyseni – PODUJEVË
Gazmend Heta – DRENAS
Xhafer Tahiri – VUSHTRRI
Gëzim Plakolli – MITROVICË
Gazmend Muhaxheri – PEJË
Ilir Ferati – ISTOG
Bexhet Xheladini – DRAGASH
Driton Selmanaj – PRIZREN
Ardian Shala – SUHAREKË
Visar Azemi – FERIZAJ
Kastriot Shabani – SHTIME
Valmir Ahmeti – SHTËRPCE
Sokol Haliti – VITI
Arbër Ismajli – GJILAN
Bajrush Ymeri – NOVOBËRDË
Ruzhdi Shehu – JUNIK
Shefqet Shehu – GJAKOVË
Jeton Mushkolaj – DEÇAN
Burim Krasniqi – RAHOVEC
Në ditët në vijim, do të zyrtarizojmë edhe kandidatët tanë për Malishevë, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik; siç do të finalizojmë dhe listën e mbi 994 këshilltarëve lokal me të cilet garojmë në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat”, ka njoftuar Abdixhiku.















