“Abdullah Prapashtica ka qenë njeri i UDB-s”, Novosella: Ai ka qenë UDB-ash

Sabri Novosella, në emisionin “Dosje” të RTV Dukagjinit, të udhëhequr nga Ermal Panduri, ka folur për Avdullah Prapashticën dhe aktivitetin e tij në organizatat ilegale të kohës.

Gjatë bisedës, Panduri ka përmendur qëndrimin e Prapashticës, sipas të cilit disa pretendime të bëra për të nuk qëndrojnë.

“Avdullah Prapashtica thotë nuk është ashtu, nuk e kemi thënë kurrë një gjë të tillë”, ka thënë Panduri.

Novosella ka deklaruar se Prapashtica kishte disa grupe të vogla dhe ishte pjesë e një organizate marksiste-leniniste-staliniste.

“Jo, Avdullah Prapashtica ka qenë, i ka pasë disa grupe të vogla qështu, një organizatë marksiste-leniniste-staliniste”, ka deklaruar Novosella.

Panduri ka ndërhyrë duke përmendur PKMLSHJ-në, gjë të cilën Novosella e ka konfirmuar.

“PKMLSHJ-ja. Ashtu që, po ta them të drejtën, unë nuk kam dyshime në të diçka, por ai në UDB ka punu, UDB-ash ka qenë, por edhe këndej është marrë me aktivitet. Nuk kam ndonjë urrejtje ndaj tij personale, por bukur joserioz ka qenë”, ka thënë Novosella.

Ai ka shtuar se Prapashtica kishte rreth vetes edhe “shumë djem të mirë”, duke përmendur më pas Faton Topallin.

“Ka pasë do djem përreth vetes, shumë djem të mirë. Është një i Ferizajt, ka qenë një djalë”, ka thënë Novosella.

I pyetur nga Panduri nëse bëhej fjalë për Faton Topallin, Novosella është përgjigjur: “Po, Faton Topalli”.

Novosella ka treguar se me Topallin ka shoqëri të afërt, ndërsa ka shtuar se Prapashtica ishte daja i tij.

“Vjen këtu te unë, kemi shoqëri shumë, shumë të afërt dhe të ngushtë. Faton Topalli atë e ka pasë dajë, vëlla të nënës, por beso Zotin tash është keq me ta thënë, veç edhe ai ka qenë jo për dyshim në diçka, por mënyra e tij ka qenë qashtu”, ka deklaruar Novosella.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika