Abdullahu – Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për përdorimin e propagandës për të mbuluar, dështimet në qeverisje.

Në një postim në Facebook, Abdullahu ka thënë se VV-ja e ka paraqitur situatën në veri si sukses, ndërkohë që, sipas pretendimit të tij, ka pranuar “autonominë”. Ai gjithashtu pretendon se partia në pushtet ka frikë nga krijimi i institucioneve pikërisht për shkak të detyrimeve që do të pasonin.

Zëdhënësi i PDK-së e akuzoi pushtetin edhe për shkelje të Kushtetutës, përdorim të parasë publike për qëllime elektorale dhe për fshehjen e problemit të emigrimit, veçanërisht të të rinjve.

Abdullahu ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

”Me propagandë e paranojë i keni ‘dënuar’ ata në Hagë qe sa vite, para aktvendimit final, sepse ua keni frikën kthimit të tyre. 16 shtatorit dhe të vërtetës historike nuk keni çka i bëni as me propagandën tuaj. E vërteta është vdekja juaj politike”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika