Abdullahu: Në periudhën e regjimit komunist u hap një dritare për njohjen e Shqipërisë, ajo ishte vepra artistike e Kadaresë

Durim Abdullahu, historian "FIVE" RTV Dukagjini

Sot ndërroi jetë njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj në historinë e shqiptarëve, Ismail Kadare.

Durim Abdullahu, historian thotë se Kadare përmes veprave të tij shpërfaqi dhe e bëri të njohur kulturën shqiptare që ishte e përceptuar si e vogël në botë.

“Kontributi më i rëndësishëm i Kadaresë nëpërmjet veprës së tij artistike letrare në historinë e letërsisë shqiptare dhe në historinë e kulturës shqiptare, është fakti që një kulturë e përceptuar përgjithësisht si e vogël në Evropë e në botë është bërë e njohur në masë të madhe përmes veprës së tij letrare,” thotë Abdullahu në “FIVE”, RTV Dukagjini.

Teksa shton se në periudhën e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, ishte hapur një rrugë për njohjen e shtetit të Shqipërisë, e sipas tij kjo ishte një rrugë për Ismail Kadarenë ku me veprat e tij do të shfaqte atë kohë.

“Në peridhën e vonë osmane, Shqipëria ka qenë pavarëisht pjesë e kontinentit të Evropës, vendi apsolutisht më i panjohur, dhe në një kohë kur arrihet kulmi i izolimit të Shqipërisë në periudhën e regjimit të diktaturës komuniste, pikërisht atëherë hapet një dritare për njohjen e Shqipërisë dhe kjo dritare është vepra artistike është vepra artistike e Ismail Kadaresë.”

E se si depërtuan veprat e Kadaresë nëpër botë, Abdullahu thotë se kjo histori e depërtimit ka një emër.

“Historia e depërtimit të veprës së Kadaresë në botë është një histori që lidhet me emrin e një personi Jusuf Vrioni një poliglot e intelektual i cili mori romanin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ që e përkthej fillimisht në anglisht e pastaj e la e përkthej në frengjisht e pastaj u përcoll për një lloj testi tek agjentët letrarë në Francë nëpërmjet Ambasadës së Shqipërisë, dhe ka qenë kjo vepër që i ka hapur rrugë njohjes së tij ndërkombëtare, sepse kritika botërore e ka cilësuar si një prej romaneve klasike,” shtoi Abdullahu.

INTERVISTA E PLOTË:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika