Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, vlerëson se kandidati i kësaj partie për kryeminister të ardhshëm, Bedri Hamza, korrektësinë ka si armën më të fortë sidomos kundër populizmit.

Abdullahu, mes tjerash, ka lavdëruar Hamzën për gjuhën e pastër dhe paofendime që përdorë teksa shton se nesër ai do të jetë sipas tij kryeministri më i suksesshëm kundër asaj që e quan ‘politikë e vuvuzelave’.

“Edhe diçka për Kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza. Kur Bedri Hamza është korrekt i mirësjellshëm dhe pa vokabular konfliktuoz e ofendues, mos e merrni për dobësi. Konsekuenca në punë, është pjesë e veprimtarisë së tij publike shumvjeçare si dëshmi e ripërsëritur se arritjet e shpejta në politikë si katapultime nuk zgjasin. Kjo është shkollë më vete që ja vlenë të kuptohet drejtë nga ata që i hyjnë politikës. Korrektësia është arma më e fortë e Bedri Hamzës, sidomos kundër populizmit. Ai nesër si Kryeministër do të jetë më i suksesshmi kundër ‘politikave me vuvuzela’”, ka shkruar Abdullahu.

Mes tjerash, zëdhënësi i PDK-së, vlerëson se kur Hamza vepron me urtësi në personalitet të mos merret si reagim jo i shpejt.

“Kur dikush si Bedri Hamza është me urti në personalitet, mos e merrni për njeri që nuk reagon shpejt. Ndërmjet reagimit me nguti dhe vonesës për të reaguar, e kaluara e tij dëshmon se, sensi i tij për të përzgjedhur kur dhe pse duhet reaguar, është finesë sa me të lindur aq edhe e përsosur nga përvoja. Kur dikush si Bedri Hamza është korrekt, me urti në personalitet e vokabular të përmbajtur, mos mendoni që nuk i del përball të keqes. Po të ishte hezitues nuk do të përballej me gjithë ato përgjegjësi politike e financiare tash e shumë vite që dikush edhe andër mi pa do të shashtrisej prej tute”, ka shkruar ai.