Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i akuzuar se përmes zgjedhjeve të njëpasnjëshme synojnë të ruajnë pushtetin dhe të shmangin përgjegjësinë institucionale.
Në një postim në Facebook, Abdullahu ka thënë se “çelësi i politikave të tyre janë zgjedhjet njëra pas tjetrës”.
Ai ka renditur nëntë arsye për këtë, duke pretenduar se moskrijimi i institucioneve u mundëson Kurtit dhe VV-së të mbajnë kontrollin mbi pushtetin dhe financat publike, ndërsa, sipas tij, shmangin kontrollin institucional.
Abdullahu ka akuzuar gjithashtu VV-në se synon të dëmtojë financiarisht partitë opozitare përmes zgjedhjeve të shpeshta dhe se, sipas tij, përdor pushtetin për çështje që nuk janë prioritare.
