Abdyli: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë shënuesit e lirisë sonë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Arientin Abdyli, ka thënë se shqiptarët sot janë mbledhur për të ngritur zërin kundër, siç e cilësoi ai, padrejtësive.

Duke folur në protestën gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Abdyli tha se lufta e UÇK-së është zhvilluar, sipas tij, pa maska dhe pa turp, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi i cilësoi si “shënuesit e lirisë”.

“Luftën tonë e bëmë pa maska, pa marre dhe të drejtë. Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të ngritur zërin, për padrejtësinë kundër katër komandantëve tanë, por për të mbrojtur një të vërtetë e cila nuk thyhet assesi me asnjë vendim”, tha Abdyli.

Ai tha se pjesëmarrësit janë mbledhur për të shprehur përkrahjen ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Jemi rreshtuar në përkrahje të katër krerëve, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë veç emra, ata janë shënuesit e lirisë sonë, ata janë simbolet e një epopeje, janë simbolet e një populli që refuzoi të nënshtrohet”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika