Abetarja e përbashkët, “arritje e të gjithë kombit shqiptar”

Në prag të nisjes së viti të ri shkollor në Shqipëri, është mbajtur edhe një ceremoni inauguruese e Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe, si një punë e realizuar nga ministritë e Arsimit në Shqipëri dhe Kosovë

Ilustrim

Në vigjilje të nisjes së viti të ri shkollor në Shqipëri, është mbajtur një ceremoni inauguruese e Abetares së përbashkët të unifikuar.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, është shprehur e bindur se një Abetare e unifikuar për të gjitha trevat shqiptare i kalon përmasat e aspektit gjuhësor apo arsimor sepse siç theksoi ajo “është një arritje e të gjithë kombit shqiptar”.

Ajo ka theksuar se ky moment nuk është vetëm finalizimi i një procesi, është edhe fillimi i një faze të re në përpjekjet e dy vendeve të përbashkëta për të forcuar gjuhën shqipe.

“Që nga koha e Abetares së parë, brez pas brezi Abetarja është libri që lë gjurmë te çdo njeri. Ajo na ka bërë më të vetëdijshëm për vlerat e gjuhës shqipe, për dashurinë për vendin, njerëzit e kulturën tonë. Jemi shumë krenar sot që ia dolëm që në Shqipëri e Kosovë të gjithë vogëlushët të kenë në duar Abetaren e përbashkët unike”, ka thënë ajo.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi

Fjalimin e saj, Kushi e përmbylli me një shprehje të Nënës Terezë “ ne ndjejmë se ajo që bëjmë është një pikë uji në oqean, por oqeani do të ishte i mangët pa atë pikë”.

Dhe kjo sipas Kushit, duhet të jetë motivi që duhet të ketë çdo mësues në punën e tij, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, me çdo nxënës.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci.

Ajo ka uruar që kjo Abetare e re të jetë nisma për suksese të reja për gjenerata të tëra që bashkë me mësuesit e tyre të bëjnë historinë e përbashkët Kosovë-Shqiëpëri, të ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës dhe arsimit dhe për fuqizimin edhe më të madh të kombit shqiptar.

“Kemi jo vetëm një Abetare të re më shumë, por kemi një libër cilësor që do t’i ndihmojë vogëlushët tanë në mësimin më të mirë të alfabetit dhe gjithë nevojave të klasës së parë. Është detyrë e jona e përbashkët që të vazhdojmë rrugën dhe shembullin e mësuesve tanë të dalluar për vite, dekada e shekuj”, është shprehur ajo.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Nagavci ka theksuar se kjo Abetare është një ndër gurët e parë që është vënë në bashkëpunimin e gjatë e të rëndësishëm midis dy qeverive.

“Kemi edhe shumë ide edhe përgjegjësi për të realizuar projekte të reja të përbashkëta dhe angazhimi jonë do të jetë i pandalur në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka thënë se edhe qeveria në Maqedoninë e Veriut ka nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të mësojnë më të njëjtën abetare.

“Do të kemi një abetare të përbashkët. Dita e sotme përbën edhe një ditë historike, ku njerëzimit i kujton nevojën për të bërë për komunitetin. Shqiptarët pikërisht sot promovojnë abetaren e përbashkët dhe vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës e Maqeodnisë së Veriut që ne po bjëmë ndaj popullit e për një arsim më cilësor”.

“Dua të ndaj me ju se kemi filluar procedurat në vendin tonë dhe jam i bindur që edhe në do të përdorim të njëjtën abetare. Një ide që tani kemi hedhur hapa drejt normalizimit është platforma online ku mësuesit do të angazhohen me disa orë në javë për t’u ligjëruar fëmijëve në diasporë gjuhën amtare”, shtoi Shaqiri.

Kjo abetare vjen si rezultat i bashkëpunimit të të dy ministrive të Arsimit, si dhe dy shtëpive botuese fituese “Dukagjini” dhe “Pegi”.

Abetarja vjen edhe në versionin digjital, ku nxënësit përmes interaktivitetit, mund t’i shikojnë videot e njësive mësimore, t’i shkruajnë shkronjat, t’i zgjidhin detyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike për saktësinë e tyre.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika