Abetarja e përbashkët do të jetë në duart e nxënësve nga një shtatori
Abetarja e përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë do të jetë në duart e fëmijëve që nga një shtatori. Në një konfernecë për media, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se procedurat tashmë kanë filluar dhe madje, është kërkuar që versioni digjital i saj të jetë prezent në duart e mësimdhënësve që […]
Abetarja e përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë do të jetë në duart e fëmijëve që nga një shtatori.
Në një konfernecë për media, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se procedurat tashmë kanë filluar dhe madje, është kërkuar që versioni digjital i saj të jetë prezent në duart e mësimdhënësve që ata të përgatiten paraprakisht në ligjërimin e saj.
“Uroj të mos kemi probleme serioze dhe me një shtator voglushët e klasës së parë ta kenë abetaren e tyre”, ka thënë Nagavci.
Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se ministrja e Arsimit në Shqipëri do të jetë prezente në fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë për të përuruar abetaren e përbashkët, dhe njëjtë do të jetë edhe Nagavci në Shqipëri.
Shtëpitë botuese “Pegi” nga Shqipëria dhe “Dukagjini” nga Kosova janë shpallur fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët, mbarëkombëtare.
Lidhur me çështjen e udhëzimit administrativ për shaminë, Nagavci ka thënë se fushata e ngritur për bartjen e shamisë nuk është e qëndrueshme.
“Sa i përket Udhëzimit Administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta”, ka thënë Ministrja Nagavci.
Ajo ka thënë se e drejta për arsim është e drejtë e garantuar për gjithësecilin dhe si e tillë, nuk do t’i ndalohet askujt.
Konfirmohet se nga një shtatori fëmijët do të kenë një abetare të përbashkët mbarëkombëtare















