Abilekaj: Samiti për Ukrainën në Tiranë – i rëndësishëm në formë, por jo edhe në përmbajtje

Samitin për Ukrainën i cili do të mbahet në Tiranë, gazetari Enton Abilekaj, e ka quajtur të rëndësishëm për nga forma por jo edhe për nga përmbajtja

Gazetari Enton Abilekaj, Samitin për Ukrainën, i cili do të mbahet në Tiranë, e ka quajtur të rëndësishëm për nga forma, por jo edhe për nga përmbajtja.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Abilekaj thotë se nuk janë dhënë shumë detaje lidhur me Samitin, por që i njëjti është vendosur të mbahet në Tiranë pas një takimi në Shkup.

“Është një samit shumë i rëndësishëm… në pikëpamjen e vëmendjes ndërkombëtare që tërheq është shumë i rëndësishëm, në pikëpamjen e përmbajtjes, pastaj është pak e çuditshme se çka do të diskutohet në këtë samit, çka do të sjellë të re për Ukrainën. Në përmbajtje besoj që është një samit pa një kuptim të rëndësishëm, por në formë në atë që do të japë si mesazh është një gjë e rëndësishme që në Tiranë bëhet një samit ku merr pjesë edhe Zelensky. Nuk janë dhënë detaje për samitin për Ukrainën në Shqipëri”, tha ai.

Gazetari nga Shqipëria thotë se ky takim vjen pas një konsulte kryesisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Tirana është iniciatore në një takim të Shkupit që u bë para një muaji ku mori pjesë O’Brien, Rama njoftoi më pas që do të mbahej një samit për Ukrainën në Shqipëri. Besoj që është një konsultë kryesisht me SHBA-të që e ka shtyrë Ramën që ta bëjë këtë samit”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika