Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është raportuar një rast i dyshuar aborti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se ka kryer një abort në mënyrë të paligjshme.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy gra të dyshuara.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Vrasja e foshnjës gjatë lindjes – Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.