Abraham: Kosova të vendoset në agjendën e Këshillit të Evropës

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham, ka kërkuar që Kosova të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave të KE që mbahet të premten në Torino të Italisë

Deputeti gjerman dhe njëherësh anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham, të hënën i ka bërë thirrje Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës(KE) që ta vendosë Kosovën në agjendën e takimit të radhës.

Sipas Abraham, ka ardhur koha për të vepruar dhe se është momenti i duhur që duhet të përdoret tani.

“Koha për të vepruar: I bëj thirrje Qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, që mbahet të premten. Ky është momenti i duhur që duhet të përdoret tani”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, më katër maj, Qeveria e Gjermanisë e ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kështu ka bërë të ditur anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka publikuar një pyetjen me të cilën i është drejtuar Qeverisë së Gjermanisë, rreth asaj nëse do ta mbështeste Kosovën, nëse kjo e fundit do të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Dhe një gjë të tillë, e ka pohuar Qeveria e Gjermanisë.

“Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika