Abrashi i krahason protestat në Francë me situatën në veri të Kosovës: Protestuesit atje[në Francë] nuk kanë as granata dore e as zola!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka bërë një analogji ku i ka krahasuar protestat në Francë me situatën në katër komunat veriore të Kosovës. “Mos ka rënë Presidenti Macroni nën ndikimin e Kryeministrit Kurti apo ndoshta kështu është puna me Shtetin e së Drejtës dhe Sundimin e Ligjit?”, […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka bërë një analogji ku i ka krahasuar protestat në Francë me situatën në katër komunat veriore të Kosovës.
“Mos ka rënë Presidenti Macroni nën ndikimin e Kryeministrit Kurti apo ndoshta kështu është puna me Shtetin e së Drejtës dhe Sundimin e Ligjit?”, ka shkruar ai në Facebook
Më tutje ai ka thënë se , “protestuesit atje[në Francë] nuk kanë as granata dore e as zola!”
“Franca në krye me Presidentin Macron po arreston demostruesit e rebeluar duke zbatuar ligjin për rend dhe qetësi, por çuditërisht pa u konsultuar me Kosovën, ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në”, ka përfunduar Abrashi.
![Abrashi i krahason protestat në Francë me situatën në veri të Kosovës: Protestuesit atje[në Francë] nuk kanë as granata dore e as zola!](/cnt/01a0c210-c0a9-7ae0-b131-3fc23f60196a__l.webp)














