Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka premtuar mbështetje për sektorin e prodhimit dhe shpezëtarisë në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se këto veprimtari tashmë gëzojnë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa sipas tij, do të kenë edhe mbështetjen e pushtetit lokal nëse ai merr drejtimin e komunës.

“Veprimtaria prodhuese dhe shpezëtaria kanë mbështetjen e Qeverisë, dhe do ta kenë edhe mbështetjen e pushtetit lokal me marrjen e detyrës në Prizren si kryetar. Sot vizituam fermën e pulave “Zogu” në Tupec, një shembull i suksesit dhe i mundësive të zhvillimit ekonomik vendor”, ka shkruar Abrashi.