Abrashi: KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog

KFOR-i nuk iu qëndron fjalëve të tij për t’i larguar barrikadat me forcë por ai kërkon që këto të largohen nëpërmjet dialogut

Artan Abrashi, LVV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, ku i ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj misionit të KFOR-it, ku ka thënë  se këta të fundit kanë kërkuar pak kohë për t’i zhbllokuar rrugët në katër komunat veriore të cilat janë bllokuar nga bandat kriminale me uërdhët të presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it.

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negocimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”, ka deklaruar Abrashi.

Sipas tij, ndryshimi i qëndrimit nga misioni i KFOR-it për të, është i papranueshëm.

“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka përfunduar Abrashi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika